Boksierët e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e kontigjentit të parë që u nis për Lojrat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Si pjesë e kësaj ekspedite janë boksierët: Etemi Arsimi , Goce Janeski dhe Jasin Lama. Këtë të fundit e vizituan në palestrën e stërvitjeve të Klubit të Boksit “Çair”, një ditë para nisjes për në Bjellorusi. Lama beson se është gati për të sjell rezultate pozitive nga skena ndërkombëtare, posaqërisht pasi ka akumuluar eksperiencën nga turnetë e boksit.

Jasin Lama, boksier i KB “Çair”

Përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian i kishim në Shkodër dhe atje ishin dyluftimet e fundit dhe kaluam shumë mirë . Besojë se jam i përgatitur dhe pres një rezultat pozitiv , ku dihet shumë mirë se çfarë konkurencë e fortë është atje. Synimi jonë është të futemi në zonën e medaljes.”

Trajner Skender Jahiu beson se Jasin Lama ka shënuar ecuri pozitive në karierëne tij dhe beson se ky vit do të jetë vit i sukseseve të sportit të boksit.

Skender Jahiu, trajner i KB “Çair”

Mendojë se ka përmirësimë shumë më shumë sa sa në vitin e kaluar. Këtë vit është shumë më I përgatitur dhe besoj se do të korrim suksese në të ardhmen…..Ne mendojmë të shkojmë deri te medalja . Ne jemi duke u përgatitur dhe jo vetëm që të jemi pjesëmarrës. Në këtë aspekt ne jemi të përgatitur për Kampionatin Evropian , Kampionatin Botëror, dhe fillojmë kualifikimet për Lojrat Olimpike , kështu që mendojmë këtë vit është vit i boksit dhe viti i boksit të Klubit të Boksit “Çairi”.

Natyrisht se boksieri shqiptarë ka një ëndër të madhe, për të cilin beson se është i gatshëm që të realizojë përmes Botërorit në Rusi , që nis më 7 shtator.

Jasin Lama, boksier i KB “Çair”

Kampionati botëror është i vlevshëm për Lojrat Olimpike, ku jam i vetmi boksier që do të marrë pjesë për Maqedoninë e Veriut. Dhe ku shpresojmë që të arrijmë normën dhe pse jo të arrijë ëndërrën e çdo sportisti – të marë pjesë në Lojrat Olimpike.”

Jasin Lama , Arsim Etemi dhe Goce Janeski , janë pjesë e ekspeditës së Maqedonisë së Veriut, e cila numëron 12 sportist që do të garojnë në 8 disiplina të ndryshme të sportit në Lojrat e Dyta Evropiane në Minsk të Bjellorusisë , që nisim më 21 qershor .

Mahir Thaçi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...