Boksieri shqiptarë, Jasin Lama, është fitues i turneut ndëkombëtar “Gongu i Artë”, i cili për herë të 50-të u zhvillua në Shkup. Lama në kategorinë deri më 60-të kilogram me nokaut teknik, në raundin e dytë mundi Norbert Vash nga Rumania. Pas përformancës së shkëlqyer në finale dhe në gjysmëfinale,  juria e këtij turneu vendosi që t’I ndajë “Gongun e Artë”, me çka Jasin Lama u bë boksieri i 12 nga Maqedonia, që arkëton këtë trofe prestigjioz. Ndërkohë boksier më i mirë nga Maqedonia u shpall Alim Nasufi, ndërsa boksieri më luftarark u shpall Alban Beqiri nga Shqipëria. Çmimi i boksierit më të mirë të huaj I takoi Sasha Millovacit nga Serbia, ndërsa tekniku më i mirë u shpall Patriot Behrami nga Kosova. Ndryshe në edicionin jubilar të Gongut të Artë, të 50-të me radhë, morën pjesë boksierë nga 8 shtete. (foto:Sport1.mk)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...