Deni Drinkuoter do të mungojë, për disa javë tek Barnli, sepse gjatë një sherri në një lokal nate u rrah keq nga disa persona, duke i shkaktuar lëndime të mëdha në fytyrë. Mesfushori në pronësi të Çellsit, javën e shkuar ishte në një lokal nate, ku kishte ngacmuar dhe bezdisur një femër, për këtë rojet e sigurisë e flakën jashtë, aty ku disa persona e kanë rrahur keq futbollistin. Për shkak të lëndimeve ai nuk do jetë në gjendje të luajë, edhe pse klubi i Çellsit dhe ai ku është në huazim, Barnli, nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj tij. Çellsi e ka blerë 29-vjeçarin për rreth 38 mln euro para dy vitesh nga Lesteri dhe tani e ka lënë në huazim, pasi dështoi të përshtatet me “blutë” e Londrës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...