Një anije hapësinore japoneze ka zbarkuar me sukses në asteroidin e largët ku shpreson të mbledhë monstra që mund të hedhin dritë mbi evolucionin e sistemit solar.

Shkencëtarët në Agjencinë për Eksplorimin Aerohapësinor të Japonisë [JAXA] që po e vështronin zbarkimin nga dhomat e kontrollit në ishullin e Tanegashimas duartrokitën dhe e bënë shkronjën “V” për ‘victory’ apo në shqip fitore, pasi Hayabusa 2 ia doli të mbërrinte në sipërfaqen e asteroidit, shkruan BBC, përcjell Alsat.

“Zbritja doli e suksesshme,” tha zëdhënësi i Jaxas, Takayuki Tomobe.

Agjencia më tej tha se gjithçka ka shkuar normalisht në asteroidin Ryungu, diku 300 milionë kilometra larg tokës.

Misioni shpreson të mbajë materiale nga brenda sipërfaqes së asteroidit për të kuptuar se si ka evoluar sistemi solar që nga lindja e tij 4,6 miliardë vjet më parë. Agjencia ka thënë se kjo është hera e parë që një sondë do të merrte thërrmija nga poshtë sipërfaqes së asteroidit.

Jaxa ka thënë se këto thërrmija mund të përmbajnë materiale organike dhe ujë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...