Një tempull japonez 400-vjeçar po përpiqet të rrisë interesin në budizëm me një prift robot që beson se do të ndryshojë imazhin e besimit, pavarësisht kritikëve që e krahasojnë Android-in me monstrën e Frankeshtajnit.

Androidi Kannon, mban mesha në tempullin e Kodaijit në Kyoto dhe kolegët e tij njerëz predikojnë se me inteligjencën artificiale, një ditë mund të arrihen njohuri të pafundme…

“Ky robot nuk do të vdesë kurrë, vetëm do të vazhdojë të update-ojë veten dhe të evoluojë. Kjo është e bukura e një roboti. Ai mund të mbajë në vetvete përgjithmonë njohuri dhe pa limit. Me inteligjencën artificiale, ne shpresojmë se njohuritë do të zgjerohen dhe njerëzit do të mund të kapërcejnë edhe telashet më të vështira. E gjithë kjo po ndryshon budizmin.”

Roboti me përmasat e një njeriu nisi shërbimin më herët këtë vit dhe është në gjendje të lëvizë kraharorin, krahët dhe kokën. Por, vetëm duart e tij, fytyra dhe shpatullat janë të mbuluara me silikon për të imituar kështu lëkurën e njeriut. Kjo e lejon atë të mbledhë duart në lutje dhe të flasë me tone të ndryshme, pjesa tjetër e pjesëve mekanike të robotit janë të dukshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...