Takefusa Kubo është lojtari që ka ndezur një “El Calsico” në merkato mes Barcelonës dhe Real Madridit. Futbollisti 18-vjeçar është nga Japonia dhe në vitin 2015 ka qenë pjesë e akademisë U17 të Barcelonës. Mirëpo rregullat e FIFA-s nuk e lejuan të vijojë karrierën në Europë, pasi nuk mund të firmoste një kontratë pa u bërë 18 vjeç, për këtë Kubo u kthye edhe një herë në Japoni, sipas informacioneve të gazetës “Marca”. Real Madrid është futur në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit të talentuar, shkruan “Mundo Deportivo”, i cili këtë sezon është pjesë e FC Tokyo, ku ka luajtur në 6 ndeshjen në J1-League 2019 të kampionatit elitar japonez dhe ka dhënë edhe një asist.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...