Dekani i ri i njerëzimit është japonezi 112-vjeçar, Masazo Nonaka, bënë të ditur autoritetet e Librit Guinnes, ndërkohë që familja e tij tregon sekretet për këtë jetëgjatësi, dobësitë e tij për ëmbëlsirat dhe banjo të gjata në burimet me ujëra të ngrohta. I lindur më 25 korrik 1905, ky i moshuar mori një certifikatë zyrtare për misionin e tij në Hokaido, ishull i madh japonez në veri të vendit. Ai pasoi spanjollin, Francisco Nunez Olivera, i cili vdiq në shkurt në moshën 113-vjeçare. Përndryshe Japonia është e famshme për jetëgjatësinë e banorëve të saj dhe mund të mburret si vendi me më shumë dekanë, mes të cilëve Jiroemon Kimura, që vdiq në qershor 2013 në moshën 116-vjeçare dhe Sakari Momoi, që vdiq në korrik 2015 në moshën 112-vjeçare. Vitin e kaluar kishte rreth 68 000 100-vjeçarë në Japoni, sipas statistikave zyrtare.

Shefkije Alasani

 

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com