Real SoSiedadi ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit,  ndaj Mirandesit, me rezultat 2:1. Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia në minutën e nëntë për vendasit, ndërsa rezultati u barazua nga Mateus Aias (39’).  Sidoqoftë, vendasit arritën që ta rikthejnë sërish epërsinë, kësaj radhe falë golit të Martin Oedegardit në minutën e 42-të që shënoi për 2:1, rezultat i cili më nuk ndryshoi. Në këtë ndeshje u inkuadrua edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, i cili hyri në minutën e 77-të. Ndeshja e kthimit do të luhet më 4 mars.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...