Kryeministri Zoran Zaev është optimist se deri në fund të muajit, të paktën do gjendet zgjidhje politike për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, që në esencë do duhet ta zgjidhë edhe fatin e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva. Këtë qëndrim kryeministri e bëri të ditur në Televizionin Klan Maqedoni, duke paralajmëruar se së shpejti do ketë takim të grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës.

Zaev gjithashtu tha se nuk do presë deri në pafundësi pëlqimin e opozitës, duke shtuar se problemi kryesor në bisedimet është fati i prokurores speciale Katica Janeva.

Nuk do presim kohën 12 pa 5. Mandati i Katica Janevës përfundon më 15 shtator. Unë nuk mund deri në fund të pranoj, unë nuk dua të jap mbështetje për Katica Janevën dhe aq aty të ndalojmë. Çështja e vetme ku kemi ngecur është Katica Janeva, pra emri i saj dhe aq. Ne kemi sistem dhe quhet sistemi i prokurorisë publike në shtet. I mbështetur nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare që duhet të ketë të ardhmen e saj. Po, përgjegjësia është e shumicës. Por përgjegjësi ka edhe opozita. Këtë patjetër duhet ta zgjidhim. Jo për shkak të BE-së, por për shkak se kemi nevojë këtu në shtëpi- deklaroi Zoran Zaev.

Qëndrimi i Zaevit se problem është emri i Katica Janevës shkakton huti, pasi vetëm para dhjetë ditëve, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e deklaroi të kundërtën, se grupet e punës aspak nuk bisedojnë për emra konkret dhe se nuk është me rëndësi kush do udhëheq me PSP-në e reformuar, por si do jetë zgjidhja sistemore.

Unë dua të theksoj se në bisedimet e deritanishme, aspak nuk është bërë fjalë, pra kur bisedojmë ne si grupe pune nga Ministria dhe partitë politike rreth ligjit, as që e përmendim emrin e Katica Janevës. Pra, për ne nuk është me interes kush do jetë Prokuror publik Special dhe kjo asnjëherë nuk ka qenë temë debati dhe nuk na intereson. Pra ligji përmban cilat janë zgjidhjet parimore, cilat janë kushtet për emërimin e prokurorit special cilat janë kushtet për emërimin e Prokurorit publik të Maqedonisë. Cilat janë kushtet, për çka është procedura dhe kush do i emërojë. Pra, aspak nuk bisedojmë për emra. Kështu që ne nuk e vendosim ligjin në dritë dhe nuk jemi të ngarkuar me atë nëse Katica, nëse Fatimeja, nëse Lençe apo dikush krejt tjetër- deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Alsat M kërkoi sqarim shtesë nëse Katica Janeva është pengesa. Nga Ministria e Drejtësisë na sqaruan se dallimet thelbësore me opozitën janë statusi i veprimeve të reja të PSP-së, e jo Janeva, siç thotë kryeministri.

 Ministria e drejtësisë

“Ligji i propozuar nga Ministria përmban dispozitë se Prokurori special zgjidhet nga Këshilli i prokurorëve. Kështu që çështja kush do udhëheq me PSP-në është çështje që nuk përmendët në bisedimet rreth tekstit të ligjit”.

Alsat M pyeti edhe në VMRO, deri ku është teksti i propozim ligjit që ata e paralajmëruan, pasi vlerësuan se propozimi i Qeverisë nuk është i mirë, dhe që çoi në ngecjen e bisedimeve. Përgjigja jozyrtare që e morëm është se teksti do jetë gati deri në fund të muajit.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...