Nën përcjellje policore ka arritur sot në Gjevgjeli prokurorja speciale Katica Janeva për të marrë pjesë në varrimin e nënës së sajë, e cila ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Në morgun e varrezave të qytetit, zyrtarët policorë Janevën e kanë futur përmes hyrjes së pasme.

Kërkesën për pjesëmarrje në ceremoninë mortore, dje deri tek gjykatësi i procedurës paraprake e ka dorëzuar avokati i Janevës. Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska ka deklaruar se është njerëzorë që t’i lejohet Janevës që të merr pjesë në varrimin e nënës së sajë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...