Portieri i Atletiko Madridit dhe Sllovenisë, Jan Oblak potencoi se gjërat janë ndryhuar shumë nga ndeshja e parë me Maqedoninë në Lubljanë.

“Presim një ndeshje të mirë. Kemi ardhur në Shkup për pikë dhe shpresojë të tregojmë këtë gjë në terren. Ndeshja e parë në Lubljanë na tregoi se Maqedonia është e fortë dhe di të luajë futboll të mirë. Në ndeshjet e kaluara nuk e treguam atë që dëshironim. Mirëpo tani është atmosfera e mirë dhe do të mundohemi që të përmirësojmë përshtypjet nga takimi i fundit. Nga ndeshje në ndeshje jemi duke përparuar dhe shpresojë që të arkëtojmë pikë të plota në Shkup,” tha mes tjerash Oblak.

Ndeshja Maqedoni-Slloveni, do të zhvillohet më 10 tetor, në orën 20.45. Maqedonia është ende në garë për vendin e dytë dhe pas 6 ndeshjeve ka grumbulluar 8 pikë. Para saj janë Austria me 10, Sllovenia me 11 dhe Polonia me 13 pikë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...