Kthimi i Alvin Berishës në Itali, 11-vjeçarit të mbetur vetëm në kampin Al Hawl të Sirisë ka qenë kryefjala e mediumeve këto ditë.

Alvin mbërriti dje në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat. Takimi i tyre u shoqërua me emocione të forta.

Por nuk ishin vetëm familjarët ata që e pritën ngrohtë vogëlushin.

Në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë, në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, në formë mirëseardhje dhe gëzimi për 11 vjeçarin.

Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e tij në shtëpi.

Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës./tch

  

Loading...

Shpërndaj me

Loading...