Të dielën e Pashkëve në 21 prill, disa shpërthime goditën kishat dhe hotelet luksoze në Sri Lanka ku u vranë 290 persona dhe mbetën të plagosur mbi 500 të tjerë.

E përditshmja britanike Dailymail ka publikuar fotografinë e personit që mendohet se organizoi sulmin terrorist.

Sulmuesi është identifikuar si Zahran Hashimi, një klerik radikal islamik i njohur për postimin e videove të trazirave në YouTube. Mediat lokale thonë se ishte një nga ata që vendosi bomba vdekjeprurëse që synonin hotelin Shangri La në Colombo.

Disa burime pranë “CNN-News18” thanë se Zahran Hashimi donte të sulmonte edhe Komisionin e Lartë Indian në kryeqytetin e Sri Lankës më 4 prill, por nuk e bëri këtë.

Ndër të tjera, një zyrtar i ShBa sugjeron se ata që shkaktuan ngjarjen tragjike në Sri Lanka u frymëzuan nga ISIS.

Ndërkohë, [olicia tha se 24 persona janë arrestuar, por nuk dihet nëse Zahran është mes tyre. Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009./Ora

Loading...

Shpërndaj me

Loading...