Për shkak të situatës së Koronavirusit, u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma.

Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, organizatorët së bashku me qeverinë e Shqipërisë vendosën që koncerti të mos mbahej më 14 mars në mënyrë që të mos përhapej Koronavirusi.

Shtyrjen e koncertit e konfirmoi edhe Maluma, i cili së fundi ka zbuluar edhe datat e reja të turit botëror. Për Tiranën është vendosur data 6 shtator 2020. Koncerti madhështor do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

Për të gjithë ata që kanë blerë biletat, organizatorët kanë njoftuar se ato janë të vlefshme për datën e re. Shpresojmë që situata të normalizohet sa më shpejt dhe të gjithë të kemi mundësi të shijojmë koncertin e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...