“Veten dua gjallë” është kënga më e fundit e Aurela Gaçes që i ka prekur të gjithë, sepse godet një fenomen shumë të përhapur, dhunën në familje.

Këngëtarja e njohur tha se kjo këngë i dedikohet kushërirës së saj, e cila mbas një martese të gjatë me dy fëmijë dhe mbas një dhune të vazhdueshme, nuk arriti dot të thoshte ‘unë dua veten time gjallë’.

Aurela tregoi se pavarësisht ndihmës nga ana e familjes, kushërira e saj humbi jetën.

“Mund të them që kam në familjen time një fatkeqësi të tillë. Kushërira ime, mund të them se i kushtohet asaj, sepse mbas një martese të gjatë me dy fëmijë, mbas një dhune të vazhdueshme ajo nuk arriti dot të thoshte ‘unë dua veten time gjallë’. Nuk ja arriti dot atë gjë me veten e saj, me gjithë ndihmën që i dha familja dhe ajo është një nga ato gra që humbi jetën. Mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse unë jam thjesht vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë jo, jo, unë vlej. Nuk bëhesh rastësisht e fortë”, rrëfen këngëtarja.

Gjithashu Aurela ka zbuluar se kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri, për të cilin po punon prej kohësh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...