Në muajin e dytë të vitit lindin fëmijët që do të jenë artistët e ardhshëm.  Nën shenjën e Ujorit dhe Peshqit, këta fëmijë kanë të zhvilluar sensin krijues dhe shpirtin aventuresk përpara gjithçkaje tjetër. Sot do të listojmë të gjitha karakteristikat e të veçantat e fëmijëve të shkurtit.

Sipas një studimi shtatë vjeçar me 21,000 fëmijë, foshnjet e dimrit ishin dukshëm më të gjatë në krahasim me bebet e lindura në muajt e 3 stinëve të tjera. Perimetri i kokës ishte më i madh dhe sipas një studimi tjetër  kjo gje lidhet dhe me inteligjencën e fëmijëve. Fëmijët e lindur në muajin e dytë të muajit gjithashtu kishin rezultate më të larta në një sërë ushtrimesh të inteligjencës

Studimet tregojnë se njerëzit e lindur në muajt e ftohtë janë më pak nervozë dhe më pak të prirur për ndryshimet e humorit në krahasim me babet e verës. Ata kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet neurologjike, por më shumë nga çrregullimet e gjumit. Njerëzit e lindur në shkurt duhet të kenë kujdes me  konsumimin e kripës, pasi njerëzit e lindur në këto muaj kanë një rrezik pak më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Mundësia për të lindur shtatanikë është më e larta.  Në fakt, studiuesit gjetën një rritje prej 10% në lindjet e parakohshme në janar dhe shkurt.

Ata ka të ngjarë të jenë artistë

Njerëzit që kanë lindur në shkurt, thuhet se zgjedhin me zemër dhe jo me mendje. Në krahasim me fëmijët e dhjetorit që janë shumë ambiciozë dhe me këmbë në tokë, fëmijët e shkurtit, janë lindur për të qenë të lirë.

Sipas TIME, janari dhe shkurti janë muajt e duhur për të lindur fëmijë nëse doni që ky i fundit të jetë i famshëm, pasi këto ato muaj ndërlidhen me kreativitetin dhe zgjidhjen imagjinative të problemeve.

Ata janë ose Ujor ose Peshq

Njerëzit e lindur nga 1 shkurti deri më 18 shkurt kanë lindur nën shenjën e Ujori.

Lulet e tyre të lindjes janë manushaqet

Guri natyral është ametisti.

Leonardo da Vinçi besonte se ky gur i purpur zgjon inteligjencën dhe të shpëton nga mendimet e errëta. Është gjithashtu i lidhur me paqen, stabilitetin, guximin dhe forcën.

Studiuesit zbuluan se kur burrat e lindur në shkurt martohen me gra të lindura në maj, marrëdhëniet e tyre shpesh janë “eksplozive”. Për fat të keq, kjo gjithashtu nënkupton shkallën jashtëzakonisht të lartë divorci për këto martesa.

Loading...

Shpërndaj me