Nga të gjitha anët negative të virusi Korona që po reflekton në sfera të ndryshme të jetës, po vërehet edhe diçka pozitive. Me izolimin e qytetarëve, përdorimin e reduktuar të transportit publik dhe privat, reduktimi I punës së fabrikave, është se ajri është më i pastër dhe ujërat gjithashtu. Kjo u vërejt në Kinë, po vërehet edhe në Itali, por edhe në shumë vende të botës. Pasi që Venedikun nuk janë duke e frekuentuar një numër i madh i turistëve në kulmin e pandemisë, kanalet e ujit kurrë më parë nuk kanë qenë më të pastra se tani. Veturat dikur lëviznin nëpër rrugët e qytetit si dhe një numër i madh i gondolave që lundronin, por tani më nuk po shihen skena të tilla dhe për këtë arsye uji nëpër kanale është aq i pastër, sa që sipas banorëve edhe peshqit brenda ujit mund të shihen nga distanca duke notuar. “Duken sikur janë në ishujt Maldive. Është e pabesueshme. Kurrë nuk në jetën time nuk e kam parë Venedikun kaq të pastër”, ishin disa ngas komentet e shumta të banorëve të këtij qyteti. Një fenomen i tillë është vërejtur edhe në Venecia, ku janë rikthyer mjellmat dhe delfinët.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...