Ivan Perishiq është futbollisti i ri i Bajern Munihut, pasi që vjen te bavarezët në formë huazimin , andaj Bajerni duhet të paguajë 5 mln euro dhe ka opcion që ta blejë kroatin vitin e ardhshëm për 20 mln euro. Perishiç kaloi ditën e djeshme vizitat mjekësore dhe sot, u prezantua si bavarez. Largimi i tij nga Interi ishte i pashmangshëm, pasi Antonio Konte nuk e kishte më në plane. Sulmuesi 30-vjeçar iu bashkua Interit në verën e viti 2015-të, nga Volfsburgu. Ai ka luajtur me ekipe si Klub Brizh, Borusia Dortmund, Volfsburg dhe Interin. Sezonin që lamë pas, Ivan Perishiç zhvilloi gjithsej 45 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe dhuroi 8 asiste.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...