Italia i ka bërë një start të mbarë në Europianin e U21, pasi ka mundur 3-1 Spanjën duke marrë menjëherë rolin e pretendentes për të kaluar grupin e njëkohësisht edhe për të fituar trofeun në aktivitetin që zhvillohet në Itali. Ka qenë një sfidë e vështirë për italianët, të cilët e kanë parë veten në disavantazh pas golit të Seballosit që në minutën e 9. Por para fundit të pjesës së parë, Kieza i dha italianëve barazimin, duke ngjallur përsëri shpresat e vendasve. Sulmuesi i Fiorentinës përmbysi rezultatin në minutën e 64-t të duelit pas një insistimi të gjatë në zonë, ndërsa në fundin e takimit, Pelegrini fitoi dhe transformoi saktësisht penalltinë që vulosi fitoren 3-1 të skuadrës italiane. Në ndeshjen tjetër të ditës së parë, Polonia dhuroi një surprizë duke mundur 3-2 Belgjikën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...