Në Grupin J, ishte dueli mes Italisë së re dhe Bosnjë Hercegovinës që spikati. Skuadra e Mançinit ia doli të përmbyste disavantazhin teksa fillimisht ishin miqtë ata që shënuan të parët me Xhekon. Megjithatë, në pjesën e dytë, të kaltrit shënuan me Insinjen, ndërsa 4 minuta para fundit realizoi Verati. Me këtë triumf Italia ka kryer gjysmën e punës për të siguruar biletën për pjesëmarrjen në Europian.

 

Në Grupin C, Gjermania ka shkatërruar me rezultatin 8-0 Estoninë. Pancerat nuk e hoqën për asnjë moment këmbën nga gazi duke dhuruar spektakël para tifozerisë së tyre.

Ndërkohë, në grupin H, Franca mori një fitore 0-4 në transfertë përballë Andorrës.

 

Në përballjet e tjera, Bjellorusia u mund në terrenin vendas nga Irlanda e Veriut me 0-1. Në Grupin H, Hungaria minimalisht mundi Uellsin, ndërsa Sllovakia në transfertë me 5-1 mundi Azarbejxhanin. Në Grupi I, Kazakistani me 4-0 mundi San Marinon, ndërsa Belgjika u tregua e pamëshirshme ndaj Skocisë, (3-0). Befasia vjen nga Athina , ku Armenia në transfertë mundi Greqinë me 3-2.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...