Autoritetet italiane do të zhvillojnë sot ceremoni shtetërore për njëvjetorin e rrëzimit të urës ”Morandi” në Gjenovë.

Rrëzimi i urës, paraditen e 14 gushtit të vitit të kaluar, shkaktoi vdekjen e 43 personave, dy prej të cilëve ishin shqiptarë, dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Ceremonia do të zhvillohet në prani edhe të presidentit të vendit, Sergio Mattarella.

Shkatërrimi i plotë i urës do të përfundojë brenda pak ditësh, për t’i lënë vend ndërtimit të urës së re, që do të shoqërohet me një ndryshim total të konceptit të ndërtimit jo vetëm të saj, por edhe të ambienteve përreth.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...