Patrullat policore të Milanos kanë arrestuar 23 persona në total për shfrytëzim prostitucioni, të gjithë shtetas shqiptarë me përjashtim të një gruaje rumune, që të gjithë rezidentë në provincat e Comos, Monzas dhe Brianzas. Të ndaluarit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të të paktën 25 vajzave, mes të cilave shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze. Tre prej tyre akuzohen edhe për posedim të paligjshëm armësh zjarri, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe rreth 25 mijë euro. Arrestimet janë kryer të enjten, por vetëm sot janë publikuar nga mediet italiane, ndërkohë që disa prej të ndaluarve rezultojnë persona deri më dje në arrati.

Nga sa rezulton prej hetimeve, të kryera përmes përgjimit telefonik dhe ndjekjes së agjentëve, asnjë prej vajzave të shfrytëzuara nuk ka ngritur padi kundër të arrestuarve, ndërsa dy prej tyre kontrollonin aktivitetin edhe pse ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Vajzat, gjatë aktivitetit të tyre kontrolloheshin madje përmes telefonatave të vazhdueshme dhe SMS-ve. Ishin pikërisht këta të ndaluar që shoqëronin vajzat nga vendet e prostituimit drejt shtëpive ku banonin, apo deri në shtëpitë e klientëve.

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com