“Farmer’s Daughter” në fshatin Whycocomagh në ishullin kanadez të Cape Breton, ka një plan joshës për të luftuar rënien demografike: U ofron atyre që dëshirojnë të transferohen aty, punë dhe parcela prej më shumë 8000 metra katrorë.

Pas publikimit të njoftimit në Facebook, pati më shumë se 3500 aplikime.

Toka do të jetë në pronësi të tyre vetëm nëse ata punojnë aty për më shumë se pesë vjet.

Ndër arsyet për të jetuar në ishull listohen “një jetë më e lehtë, pranë natyrës, në një vend ku ende besohet në ushqimin e komunitetit, dhe ku të gjithë njerëzit njihen me njeri tjetrin”.

Nga ana tjetër ata publikojnë cilësitë qe aplikantët duhet te kenë për t’u pranuar: të jesh miqësor, i dobishëm, pozitiv, të respektosh mjedisin dhe të ketë aftësi në sektorin e ushqimit.

Drejtuesit e inisiativës, Heather Coulombe dhe Maclean Sandee, njoftuan javën e kaluar se tashmë kanë pranuar tre gra.

Por… ka një tjetër detaj të rëndësishëm: oferta u drejtohet tani për tani vetëm atyre që punojnë brenda Kanadasë, pasi organizatorët ende nuk kanë certifikatën e programit të emigrantëve të përkohshëm./dita/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...