Përballja në mes Ishujve Faroe dhe Maqedonisë U21, është anuluar për shkak të kushteve të vështira në stadiumin në Torshavn. Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar më parë, stadium në Torshavn ishte pjesërisht i ngrirë dhe nuk kishte kushte për lojë. Andaj kjo përballje do të zhvillohet në muajin qershor të vitit 2020. Konfirmimi zyrtar pritej në mëngjes, ndërsa pas takimit me personat përgjegjës të UEFA, është dhënë akordi që kjo përballje të anulohet. Ndryshe Maqedonia U21 ka 7 pikë dhe mban pozitën e tretë me Kazakistanin dhe Izraelin. Kombëtarja e Ishujve Faroe është e fundit, pa asnjë pikë, ndërsa lider i grupit është Spanja me 3 fitore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...