Vitin e kaluar, 23 punëtorë vdiqën në vendin e tyre të punës. Gjithsej 1,790 punëtorë janë lënduar duke kryer detyrat e tyre të punës. Këto shifra çdo vit plus minus janë të rregullta në çdo raport të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP). Arsyeja për këtë është se Ligji për Siguri dhe Shëndet gjatë punës nuk respektohet mjaftueshëm .Tani paralajmërohen një numër më i madh i kontrolleve të inspektimit, por gjithashtu edhe kërkesë për respektim të plotë të masave të sigurisë, jo vetëm nga ana e punëdhënësve, por edhe nga ana e punëtorëve.

Bëhet fjalë për lëshime të punëdhënësit ndaj punëtorët gjatë prokurimit me pajisje, dhe nga ana tjetër, mospërdorim nga ana e punëtorit e disa pajisjeve që i janë dhënë. Që do të thotë se të gjithë duhet të rrisin ndërgjegjësimin se përdorimi i pajisjeve do të thotë të mbroheni dhe të mbroni ambientin e përgjithshëm të punës – deklaroi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Koha bashkëkohore do të thotë edhe ndryshim i rreziqeve me të cilat ballafaqohen të punësuarit në vendin e punës, thonë kompetentët .Ndryshimet klimaterike, globalizimi, teknologjitë e reja, substancat e dëmshme, shfaqja e një sërë sëmundjesh janë vetëm një pjesë e rreziqeve të reja.

Puna e pasigurt, një numër i madh orësh pune, punë jashtë orarit, ndjekja e asaj që nënkupton ndërrime pune, puna në turnin e natës janë probleme që shkojnë së bashku me punën joformale ose ekonominë gri – u shpreh Jovanka Bislimovska, Këshilli Kombëtar për Siguri dhe Shëndet gjatë punës.

Sektori joqeveritar konsideron se është e nevojshme të forcohen kapacitetet dhe aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror të Punës, të cilët duhet ta mbikëqyrin zbatimin e zgjidhjes ligjore.

Të gjithë së bashku, në mënyrë gjithëpërfshirëse, duhet të përpiqemi të përmirësojmë kushtet e punës, të përpiqemi për ngritjen e vetëdijes jo vetëm për të gjithë partnerët socialë, por për të gjithë qytetarët, punëtorët për të pasur vende më të sigurta pune, por edhe vende pune që mundësojnë punë të denjë – tha Millan Zhivkoviq, fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung”.

Si profesione më të rrezikshme ende mbeten: ndërtimtaria, minierat, bujqësia, industria përpunuese. Vitin e kaluar në vend u kryen 12.665 inspektime , nga të cilat shtatë ishin të rregullta dhe pjesa tjetër me padi.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...