Surpriza më e madhe e raundit të parë të Ligës së Europa është eliminimi i Hajduk Split, skuadër që pretendonte grupet e turneut, nga maltezët e Gzira. Askush nuk e priste një rezultat të tillë të skuadrës së shqiptarëve, që doli nga loja për faj të zgjedhjeve të gabuara të trajnerit, por edhe aftësisë së ish-sulmuesit të Feronikelit, Hamed Kone, i cili shënoi dy gola për ekipin e tij maltez. Hajduku, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në transfertë dukej i qetë, aq sa trajneri la në stol Ismajlin për këtë sfidë, duke aktivizuar ndërkohë nga minuta e parë Tahirajn. Goli i avantazhit i Hradi që në minutën e 7 i dha bindjen kroatëve se do të kualifikoheshin lehtësisht. Por Gzira barazoi shifrat në minutën e 57 dhe më pas, në të 69-ën, Kone gjeti rrjetën për ta kaluar në avantazh me një goditje spektakolare. Pikërisht sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi edhe golin e 3-1 që eliminoi kroatët në minutën e 96 të takimit, duke arritur një rezultat historik për skuadrën e tij.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...