Ish producenti i njohur i filmave, Harvey Weinstein u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vite burg këtë të hënë për akuzat e abuzimeve seksuale që rëndonin mbi të.

Ai është dënuar me akuza më të vogla për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë.

Por Weinstein, 67 vjeç, është liruar nga akuza më e rëndë ndaj tij atë të përdhunimit të shkallës së parë.

Ai ende përballet me akuza në Los Angeles për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave në 2013.

Ëeinstein u deklarua fajtor të sulmonte seksualisht ish-asistenten e prodhimit Mimi Haleyi dhe të përdhunimit të Jessica Mann, një ish-aktore.

Juria e përbërë nga 12 gjyqtarësh arriti aktgjykimin e tyre të hënën në mëngjes, në ditën e pestë të diskutimeve.

Masat e dhëna

Katër vjet burg për përdhunim në shkallën e tretë

Të paktën pesë vjet burg për akt seksual kriminal në shkallën e parë

Ai u lirua nga akuzat më serioze të sulmit përdhunimi që përfshin dy gratë, Miriam Haley dhe Jessica Mann. Këto akuza kishin dënim të rekomanduar me 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...