Gabim strategjik e kanë cilësuar 10 ish-ministra të jashtëm refuzimin që i bëri Bashkimi Evropian Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet një letre ata paralajmërojnë trazira të mundshme në këto dy vende nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta shohë si barrë dhe jo si politikë të përgjegjshme procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor. “Kujdes me hapin e radhës” e këshillojnë Bashkimin Evropian ish ministrat. “

Në jug të Bashkimit Evropian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë”, shkruhet në letër. “Kjo është një shenjë paralajmëruese për trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, të cilat kanë besuar për një kohë të gjatë te mbështetja e BE-së. Kjo minon procesin e bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe fuqizon forcat centrifugale në Bosnjë e Hercegovinë.”

Mundësi për të shmangur këtë situatë është Samiti i radhës në Zagreb, ku sipas ish ministrave të jashtëm Bashkimi Evropian duhet të paraqesë instrumente të reja për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër nënshkruesit e letrës janë ish ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Greqisë, Austrisë, Qipros e Bullgarisë.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...