Ish-mesfushori i skuadrës së Barcelonës dhe Atletiko Madrid, Arda Turan ka “pushtuar” faqet e para të mediave turke. 31 vjeçari ka qenë duke u argëtuar në një klub nate nga ku më pas u bë pjesë e një sherri. Sipas informacioneve, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi.

Në momentin që këngëtari e ka parë këtë skemë, ka kërkuar nga Turan një sqarim. Por në nerva e sipër, Turan e ka goditur me grusht në hundë këngëtarin e famshëm i cili përfundoi në spital ku dhe kreu operacionin në hundë.

Mësohet se pas ngjarjes, Turan ka shkuar me armë në spitalin ku ndodhej këngëtari dhe ka thënë se nuk e dinte që ishte gruaja e tij dhe i kishtë kërkuar ta vriste. Gjithsesi ka qenë vetë lojtari që në rrjetin social Instagram ka sqaruar opinionin publik duke mohuar disa nga akuzat.

Loading...

Shpërndaj me