Një studim i kryer me ish-futbollistë profesionistë skocezë tregoi se ata ishin tri herë e gjysmë më të prirur për të vdekur nga një sëmundje neurodegjeneruese, si Alzajmeri ose Parkinsoni, se pjesa tjetër e popullsisë.

Të dhënat mjekësore të 7 676 lojtarëve, që kanë luajtur gjatë viteve 1900 dhe 1976 në Skoci, u krahasuan me të dhënat mjekësore të 23 000 individëve nga popullata e përgjithshme.

Sipas raportit, ata janë pesë herë më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzajmerit, katër herë më shumë për një sëmundje neuro-motorike dhe dy herë më shumë për Parkinsonin, sesa pjesa tjetër e popullsisë.

Sidoqoftë, ish-atletët kanë më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundje të tjera të zakonshme, siç janë problemet e zemrës ose disa kancere, përfshirë atë të mushkërive.

Studimi i titulluar “Ndikimi i futbollit në shëndetin gjatë jetës dhe mbi rrezikun e demencës” zbuloi gjithashtu nivel të ulët të vdekshmërisë te ish-futbollistët deri në 70 vjet dhe nivele të larta të vdekshmërisë pas kësaj moshe.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...