Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për shkelje të “premtimeve” pasi anija transportuese Adrian Darya 1 supozohet se ka dërguar naftë në Siri, pavarësisht deklaratave se do të ndodhë e kundërta, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit. E emëruar më parë, Grace 1, kjo anije është mbajtur për gjashtë muaj në ujërat e territorit britanik në Ngushticën e Gjibraltarit, derisa autoritetet kanë pranuar garanci me shkrim nga Irani se nuk do të dërgojë anijen në Siri sepse përbën shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Më 10 shtator, Britania po ashtu ka akuzuar Iranin për shkelje të premtimit. I dërguari i Iranit në Britani është thirrur për intervistim nga Ministria e Jashtme. Ai ka mohuar se Teherani ka shkelur premtimet që ka dhënë duke thënë se një kompani private ka blerë këtë anije.  Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 dhe nga ajo kohë ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit duke i goditur sektorin bankar dhe atë të naftës.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...