Dy ditë pas oficerët e Drejtorisë së Antiterrorit  në Shqipëri dhe SHISH, dëbuan mbrëmjen e të shtunës diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Pubnëve të Jashtme të Iranit.

Zëdhënësi i kësaj Ministre shprehet se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe pasi ajo në të cilën është tani nuk është e duhura sipas tij.

Irani vlerëson se Shqipëria ka bërë shumë gabime.

“Disa ngjarje në vendin tonë kanë krijuar keqkuptime për të” thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Irani i sugjeron Shqipërisë që të mos i lidhë marrëdhëniet e mira me Iranin me një vend të tretë.

Disa ditë më parë Ministria e Europës dhe punëve të Jashtme shqiptare i shpalli të padëshirueshëm dy diplomatët iranian, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre.

Mohammad Ali Arz Peimanemati, ishte Konsulli i Ambasadës Iraniane në Shqipëri. Me një të kaluar aspak diplomatike, por i caktuar i tillë, me një qëllim tjetër krejt të kundërt me atë çfarë duhet të bëjë një diplomat. Ai ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit. “QUDS”.

Seyed Ahmad Hosseini Alast, mbate postin e atashehut kulturor, por me ndihmën e partenerëve ndërkombëtar Drejtoria e Antiterrorit dhe SHISH morën të dhëna se Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike.

Shqipëria shpalli non grata në Dhjetor 2018 edhe Gholamhossein Mohammadnia ambasador i Iranit Shqipëri nën dyshimin se ishte agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke e dëbuar.

Të njëjtin fat pati edhe Mostafa Roudaki, një tjetër diplomat ish-sekretar i Ambasadës së Iranit në Shqipëri duke u dëbuar po në dhjetor 2018.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...