Komanda Ushtarake njoftoi sot për një sulm me autobombë pranë një restoranti në Mosul. Ky është sulmi i parë i shënuar në këtë qytet, në veri të Irakut që prej rimarrjes së kontrollit në korrik të vitit 2017 nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Megjithëse ISIS-i ishte larguar nga të gjitha qendrat urbane, pas një humbje të thellë në aspektin ushtarak dhe nuk kontrollonte më asnjë territor, grupi radikal zotëronte gjithsesi disa celula klandestine në Irak, kryesisht në zonat malore apo shkretëtira dhe përgjatë kufirit me Sirinë, si dhe në perëndim të Mosulit.

Loading...

Shpërndaj me