Ekonomia në vend edhe krahas zgjedhjeve dhe qeverisë teknike, nuk guxon të ndërpritet. Drejtorët e institucioneve shtetërore duhet të marrin vendime në kohë, jo t’i vonojnë për shkak të zgjedhjeve. Ky mesazh u dërgua nga Këshilli i Investitorëve të Huaj në vend përpara takimit me përfaqësuesit e Qeverisë.

U bëj thirrje drejtorëve të firmave të huaja dhe vendore, të mos presin që vendimet t’i marrin pas zgjedhjeve, por të reagojnë menjëherë dhe tani t’i sjellin të njëjtat – u shpreh Shtefan Peter, kryetar i Këshillit të Investitorëve të Huaj.

Në takimin me përfaqësuesit e qeverisë u biseduar për problemet me të cilat përballen kompanitë e huaja që veprojnë në vend.

Ne nuk dorëzojmë probleme te Qeveria por zgjidhje. Punojmë në dy iniciativa. E para ka të bëjë me doganat, ndërsa e dyta është ikja e kuadrit profesional. Popullata shpërngulet në vende tjera -tha Shtefan Peter, kryetar i Këshillit të Investitorëve të Huaj.

Sipas përfaqësuesve qeveritar, së shpejti do të ketë zgjidhje të kërkesës për doganim më të lirë.

Në mbledhje ka përfaqësues së Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Financave dhe kur të sillet zgjidhja ligjore ajo të jetë për të gjithë palët – u shpreh Mila Carovska, zv/kryeministre për çështje ekonomike.

Investitorët e huaj para thuajse një viti kërkuan që të ulen doganat gjatë importit sepse të gjitha lëndët e para për prodhim në kapacitetet e tyre vijnë nga jashtë. Por deri më tani nuk është gjetur zgjidhje e përbashkët me Qeverinë.

Andrea Cobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...