Qeveria ndërmori disa hapa në dy vitet e fundit, por investitorët e  huaj presin reforma më të mëdha këtë dhe vitin e ardhshëm. Sipas vlerësimeve të Këshillit të investitorëve të huaj, Qeveria ka qasje pozitive ndaj investitorëve, por nuk dhanë vlerësim konkret se çfarë ka bërë saktë për këto dy vite. Kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj, Shtefan Peter tha se edhe pse të gjithë duan reforma të shpejta, më mirë është gradualisht të bëhen reforma të qëndrueshme që të mund edhe kompanitë t’i ndjekin të njëjtat.

Mendoj se ka bërë disa hapa në muajt e kaluar. Presim që kjo të vazhdoj me ritëm më të shpejtë deri në fund të vitit, por edhe në vitin 2020. Çdoherë u bëj lutje kolegëve të mi për durim pasi rritja ekonomike nuk vjen nga muaji në muaj, por se nevojiten vite. Të gjithë së bashku, kompanitë vendore, investitorët e huaj dhe Qeveria duhet të punojmë në këtë drejtim- deklaroi Shtefan Peter- kryetar i Këshillit të Investitorëve të
Huaj.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...