Investitorët e huaj në vend me një numër të madh vërejtjesh deri tek Presidenti Stevo Pendarovski për problemet me të cilat përballen. Mosfunksionimi midis institucioneve, ekonomia gri dhe mossundimi i ligjit janë shqetësimet kryesore të investitorëve për çka kanë kërkuar ndihmën e Presidentit.

Atë që kompanitë, investitorët e huaj, si dhe ndërmarrjet vendase kohët e fundit e theksojnë si çështje për çka duhet edhe biznesi të diskutojë është çështja e sundimit të ligjit si një domosdoshmëri për të bërë biznes – thonë Investitorët e huaj.

Presidenti shprehu mbështetje për biznesmenët dhe kujtoi që ekipi i tij ekonomik është i kompletuar dhe mund të paraqesë të gjitha propozimet dhe sugjerimet e tij.

Së shpejti do të bëhemi anëtar të NATO-s, që do të thotë se perceptimi i vendit do të ndryshojë ndjeshëm, do të rritet besimi tek investitorët sepse ata nuk do të na shohin si një destinacion i parashikueshëm për investime -tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Shtylla e ekonomisë janë firmat vendase, kështu që bashkëpunimi me ndërmarrjet vendase është i domosdoshëm, tha kryetari i Këshillit Shtefan Peter.

Ne duam të jemi zëri i ekonomisë, duam të tërheqim më shumë investitorë të huaj duke thjeshtuar rregullat, dhe duke rritur parashikueshmërinë e të bërit biznes në vend. Gjithashtu, promovojmë qeverisje korporative dhe punë etike, segmente që ndonjëherë mungojnë këtu – theksoi Shtefan Peter, kryetar i Këshillit të Investitorëve të huaj.

Këshilli i Investitorëve të Huaj përbëhet nga 130 ndërmarrje me rreth 50,000 të punësuar. Ky është takimi i parë midis Presidentit Pendarovski dhe përfaqësuesve të Këshillit.

Andrea Boshkova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...