Qeveria dhe opozita u përplasën për atë se sa është shuma e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të këtij viti. Kreu i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski akuzoi se në tre muajt e parë të këtij viti kemi vetëm 21 milionë euro, që janë të ardhura më të ulëta të kapitalit të huaj në 10 vitet e fundit. Sipas tij, edhe këto hyrje që ishin vitin e kaluar ishte rezultat i fitimeve të re-investuara të firmave të huaja që tashmë janë duke punuar në vend. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev tha se Mickoski nuk i njeh rrjedhat ekonomike dhe se bën vetëm një PR ditor politik. Në tremujorin e parë sipas Angjushevit, ka të hyra më të mëdha të kapitalit të huaj të sjellë për investime në vend.

Këtë vit, kapitali i kompanive të huaja që kanë sjellë para për të ndërtuar fabrika në vendin tonë, do të thotë kompani të huaja që kanë sjellë para për të investuar në vendin tonë në tremujorin e parë të këtij viti, arrijnë në 78.8 milionë euro .E njëjta kategori në vitin 2018 ishte 13 milionë euro, në vitin 2017 12.6 milionë euro, në vitin 2016 20 milionë euro”- tha Koço Angjushev, zv/kryeministër.

Të ardhurat e investimeve të drejtpërdrejta janë të ulëta dhe më së shumti vijnë nga kompanitë që tashmë operojnë në Republikën e Maqedonisë. Investime të reja thuajse nuk ka. Në shkurt, për shembull, ka pasur shpenzime të kapitalit nga investimet e huaja direkte në shumën prej 300 mijë euro”-pohoi Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, investimet e huaja  direkte në tremujorin e parë kapin shifrën prej 29,6 milionë euro. Nëse hiqen instrumentet e borxhit prej minus 142 milionë euro, investimi i drejtpërdrejtë mes dy firmave të ndërlidhura që është minus 23,5 milionë, investime kthyese prej plus 126,5 milionë dhe investim direkt nga investitori prej plus 7 milionë euro. Në pyetjen përse shifra e përgjithshme e Bankës Popullore është më e vogël apo rreth 30 milionë euro, Angjushev tha se kompanitë kanë realizuar produkte nga vendi jonë, por nuk i kanë paguar nga kompanitë amë dhe kjo është 178 milionë euro. Angjushev i bëri thirrje Mickoskit për debat lidhur me atë se si llogariten investimet e huaja.

 

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...