Edhe pse kryeministri Zaev paralajmëroi rishikim të buxhetit në muajin qershor, i pari i financave Dragan Tevdovski nuk tregoi nëse dikasteri i tij tashmë ka filluar të përgatitet për këtë operacion. Tevdovski pohon se në të kaluarën rishikimet janë bërë vetëm për shkak të arkëtimit të dobët të të ardhurave ndërsa për momentin të ardhurat në buxhet janë sipas projeksioneve. Megjithatë, shton se mendojnë për shpërndarjen e tyre më të mirë, duke pasur parasysh realizimin e dobët të investimeve kapitale.

Insistojmë dhe bëjmë presion tek të gjithë që t’i realizojnë investimet kapitale. Siç thashë, të ardhurat janë në përputhje me projeksionet, kemi likuiditet të shkëlqyeshëm. Beteja kryesore është që të kemi realizim më të mirë të investimeve kapitale – tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Lidhur me emërimin e guvernatorit të ri, Tevdovski tha se politika monetare është e pavarur nga ajo fiskale. Kryeministri Zaev paraprakisht u shpreh se ka nevojë për rishikim të buxhetit nga mesi i vitit. Sipas tij, janë bërë kursime prej 25 milionë euro tek ndërmarrjet publike që do të ridestinohen për projekte kapitale.

Aleksandra Spasevska

Shpërndaj me