Mbrojtësi sllovak do të qëndrojë edhe për katër vite me zikaltërit.

Marrëveshja ishte arritur para pak kohësh, por mungonte vetëm zyrtarizimi që Interi dhe Milan Skiriniar kanë vazhduar bashkëpunimin.

Qendërmbrojtësi iu bashkua Interit në vitin 2017 nga Sampdoria dhe që nga ajo kohë ai është kthyer në njërin prej mbrojtësve më të mirë të Serie A.

Duke parë interesimin e klubeve të tjera evropiane, Interi veproi shpejt dhe e bindi Skriniarin të vazhdonte duke i ofruar edhe rritje të pagës, që tani do të përfitojë tre milionë euro në sezon.

Me kontratën e re Skriniar do të qëndrojë tek Interi deri në vitin 2023.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...