Pas Lautaro Martinez, Inter synon të realizojë një tjetër blerje në Argjentinë. Në shënjestër të klubit zikaltër është 25-vjeçari Renzo Saravia (3 ndeshje me fanellën e Argjentinës). Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe aktivizohet te skuadra e Rasing, ku luan në formë huazimi (kartoni është në pronësi të Belgrano). Saravia ka një klauzolë prej 15 milionë eurosh, shumë të cilën Interi është gati ta paguajë dhe të sigurojë shërbimet e lojtarit. Sipas mediave argjentinase, Ausilio ka kontaktuar si menaxherin e lojtarit ashtu dhe skuadrën e Racing, për të mbyllur marrëveshjen. Për zikaltërit nuk ka për të qenë e lehtë, pasi për Saravia është interesuar edhe skuadra e Atletiko Madridit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...