Inter do të kompletojë një tjetër përforcim të ri. Viktor Moses ka zbarkuar në Milano për të finalizuar transferimin te skuadra nga Xhiuzepe Meaza. Gazetari Italian Xhanluka di Marzio ka publikuar fotografitë e Mozesit pas mbërritjes në Itali. Ai është futbollist i Çellsit i cili ka qenë i huazuar te skuadra e Fenerbahçes. Mirëpo, Inter ka arritur marrëveshje me Çellsi për transferimin e tij në Milano në formë të huazimit me të drejtë të blerjes së caktuar në shifrën prej 10 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...