Skuadra e Interit do të zhvillojë sfidën që mund të përcaktojë fatin e saj në sezonin e ardhshëm. Skuadra e Spaletit duhet të marrë fitoren ndaj Empolit në ‘San Siro’ dhe nga kjo sfidë varet edhe merkato e Interit, pasi me kualifikimin në Ligën e Kampionëve do të vinin më shumë të ardhura dhe lojtarët do të pranin të transferohen në Milano. Në këtë situatë është edhe tratativa me Federiko Kieza. Talenti i Fiorentinës është një objektiv kryesor i Interit, ndërsa zikaltërit duken se kanë parakaluar në këtë garë Juventusin. Drejtuesit e zikaltërve janë takuar me babain e Kiezës, ndërsa me kualifikimin në Ligën e Kampionëve atëherë operacioni do të kishte kushtet e duhura për të përfunduar me sukses, pasi sulmuesi italian kërkon të qëndrojë në Itali, pavarësisht kërkesave nga klubet e mëdha europiane. Ndërkohë, klubi i Fiorentinës nuk ulet në bisedime për një shumë më të vogël se 70 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...