Sipas “Tuttosport” , drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ka çelur bisedimet paraprake për nënshkrimin e yllit të Tottenham Kristian Eriksen. Kontrata e futbollistit të përfaqësueses së Danimarkës me klubin e “Spurs” do të skadojë në vitin 2020 dhe ndërkohë gjigantët e Premier Ligës nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për rinovimin me mesfushorin. Eriksen është përfolur fuqishëm për një transferim në Seria A, ku edhe Juventus është konsideruar si një destinacion potencial për danezin, aq shumë i pëlqyer nga bardhezinjtë. Gjithsesi, as Juve dhe as Inter mund të mos kenë mjaftueshëm likuiditet financiar për të kompletuar blerjen e Eriksen, që do tu kushtonte më shumë se 100 milionë euro. Referuar raportimeve nga Italia, zikaltërit janë të interesuar gjithashtu të nënshkruajnë me shqiptarin e Zvicrës, Granit Xhaka që aktivizohet te Arsenal, sikurse me Ilkaj Gondogan, ndërkohë që marrëveshja me Darmian të Mançester Junajtedin duket pranë finalizimit.

Loading...

Shpërndaj me