Skuadra e Interit i ka dhënë fund telenovelës “Eriksen” dhe danezi pritet të mbërrijë në Milano në ditët e para të javës së ardhshme. Interi ka arritur të bind londinezët për 15 milionë euro, teksa sezonin e shkuar vlera e futbollistit arrinte në miliona euro më shumë. Natyrisht kjo ishte një goditje e madhe e zikaltërve në merkaton e janarit që tashmë e shohin veten të kompletuar teksa mbeten në pritje të Zhiru. Ditë më parë zikaltërit zyrtarizuan edhe Viktor Moses i cili vjen nga kampionati turk. Zikaltërit e kanë marrë në huazim me të drejtë blerje dhe pasi ka kaluar testet mjekësore, është zyrtarizuar nga klubi verilindor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...