Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit po mendojnë të gjitha zgjidhjet që mund të gjejnë nëse nuk arrijnë të marrin Romelu Lukakun, pasi që Mançester Junajted kërkon mbi 83 milionë euro për kartonin e sulmuesit belg. Emri më i fundit është ai i Edinson Kavani, i cili përflitet se dëshiron të largohet nga PSZH, madje ka pranuar ulje page për Interin, 9 milionë euro, nga 12 që merr në Paris. Sulmuesi 32-vjeçar është autori i 193 golave në 279 ndeshje me PSZH-në, duke fituar edhe pesë tituj në Ligue 1.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...