Shpërthimi i Antonio Konte, pas humbjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve, kundër Borussia Dortmund, nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Emri në krye të listës së drejtuesve zikaltër është ai i Olivier Zhiru, të cilit i skadon kontrata me Çellsin dhe është gati të transferohet në Milano. Por, Zhiru është vetëm i pari nga lojtarët e ndjekur nga Marota. Me sulmuesin në fjalë mund të mbyllet lehtë marrëveshja, duke e lumturuar me të vërtetë Antonio Konten. Më tej, Interit i duhet një përpjekje shtesë në mesfushë, ku Vidal dhe Rakitiç përfaqësojnë dy elementë të shumëpritur. Vëmendje ka edhe për Kullushevski, protagonist i një fillimi të rëndësishëm të sezonit, por shumë e vështirë për t’u larguar nga Atalanta, e cila i zotëron kartonin. Kostoja e operacionit për të, ndër të tjera është jo e papërfillshme, rreth 30 milionë euro. Po ashtu, Darmian dhe Florenzi janë lojtarët nën “lupën” e Kontes dhe Marotas.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...