Rodrigo De Paul do të jetë lojtari i ardhshëm i Inter. Është arritur akordi mes klubit zikaltër dhe Udinese-s për transferimin e argjentinasit i cili luan si mesfushor ofensiv. Ky klubet e kanë finalizuar brenda disa orëve marrëveshjen për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera. Udinese do të marrë 35 milionë euro duke përfshirë bonuset, tani janë vetëm detajet ato që mbajnë larg zyrtarizimit operacionin. Lojtari do ta mbyllë sezonin aktual tek ekipi i tij përpara se të transferohet te skuadra milaneze në qershor. 24-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 19 ndeshje të Serie A, çka i ka dhënë edhe grumbullimin e parë te Argjentina.

Loading...

Shpërndaj me