Nxjerrja në shitje e Jugohromit ka nxitur interesime nga disa firma vendase për blerjen e tij. Sipas informatave nga brenda kombinatit, Jugohrom fillimisht iu është ofruar disa kompanive vendase, në mesin e të cilave, FENI Industri, një kompani e cila shumë vite është e përfshirë në këtë lloj prodhimtarie dhe përpunimi të metaleve. Shuma me të cilën ofrohet në shitje Jugohromi është 15 milion euro, por nuk qartësohet, nëse blerësit do pranojnë blerjen e këtij kombinati pa plotësimin e kritereve të kërkuara nga Qeveria, apo do kërkoj që udhëheqësia aktuale të plotësojë këtë kusht dhe pastaj të bëhet blerja e kombinatit, sidomos kur kemi parasysh shumën e lartë të investimit për vendosjen e filtrave nga të cilët pas shumë zvarritjeve, drejtuesit aktual hoqën dorë.
Gjithnjë duke u bazuar në informatat jozyrtare brenda kombinatit, marrim vesh se të interesuar ka edhe biznesmenë vendas për blerje të këtij kombinati, në mesin e të cilëve, edhe një ministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i cili paraprakisht ka qenë i përfshirë në këtë biznes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...