Nga Komisioni Rregullator i Energjisë, apelojnë që kategoritë e cenuara sociale të qytetarëve, të aplikojnë në njërën nga pikat e EVN-së, për të marrë përfitimet e parashikuara. Megjithëse numri i qytetarëve, që përdorin ndihmë sociale tejkalon 30,000, deri më tani asnjë konsumator nuk është paraqitur në EVN, për përdorimin e përfitimeve.

Kategoritë e cenueshme të konsumatorëve është paraparë të mos shkyçen në muajt Janar dhe Shkurt, gjithashtu iu jepet mundësia që të paguajnë borxhet e tyre me këste, nëse i kanë, nëse janë shkyçur në pjesën tjetër të vitit për to të mos paguhet tarifa e lidhjes së sërishme- deklaroi Marko Bislimovski – Kryetar Në Krre.

Sa i përket shpërndarjes së energjisë termike, nga Rregullatori sot, u bë e ditur se që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, të gjithë shpërndarësit e respektojnë Rregulloren e ngrohjes. Sa i përket reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, që për shkak të ditëve të nxehta, dhe në mbrëmje uljes së temperaturës, ata sërish kanë radiatorë të ftohtë, Bislimovski thotë se në kushte të tilla duhet të ketë një shpërndarje racionale të nxehtësisë, në mënyrë që të shmangen faturat më të larta.

Andrea Cobanova

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...