Sfida e kthimit e raundit të 1/8-ave në Ligën Evropa, mes Interit dhe bullgarëve të Ludogoretsit do të luhet të enjten e ardhshme në “San Siro”, pavarsisht frikës nga virusi “Korona”. Duke iu referuar asaj çfarë shkruajnë mediat italiane Inter-Ludogorets do të luhet, pasi skuadra zikaltër ka kalendar të ngjeshur dhe nuk ka data të lira për t’u riluajtur kjo sfidë. Kjo edhe për faktin se njëra mes dy skuadrave do të luajë në raundin e 1/8-ave me ndeshjet e para të kësaj faze që do të zhvillohen pas dy javësh. Kështu që të gjitha gjasat janë që Inter-Ludogorets të luhet të enjten por pa praninë e tifozëve në stadium.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...